“T’i bashkohemi studentëve të Shkupit”, Shkëlqim Hajdari del në mbështetje të shqiptarëve

“T’i bashkohemi studentëve të Shkupit ! Të mbrojmë gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar!”
Me këtë mesazh publik ka reaguar kryetari i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, duke dhënë mbështetje të hapur për studentët shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre për përdorimin e gjuhës shqipe informon Tetovasot.
Postimi i Hajdarit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë përkrahur thirrjen për unitet dhe mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar.

By admin3