Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Poterq.
Sipas Policisë së Kosovës, më 6 shtator 2026, i dyshuari, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij, ndërsa më pas në një dhomë tjetër ka sulmuar me një mjet të fortë nënën e tij.
Të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas janë transferuar në QKUK në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se më 7 shtator është njoftuar se vajza, e cila kishte pësuar lëndime nga zjarri, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është vendosur për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës./IndeksOnline/



