Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka ndodhur sot në Xhamia e Kmetocit, në Gjilani, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Derisa po zhvilloheshin përgatitjet për faljen e Bajramit dhe po grumbulloheshin besimtarët, ka ndërruar jetë Haxhi Shefki Latifi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, duke shkaktuar pikëllim të madh te të afërmit dhe komuniteti lokal.
Ai kujtohet si një besimtar i devotshëm dhe një person i lidhur ngushtë me xhaminë dhe aktivitetet fetare në zonë, ndërsa ngjarja ka lënë tronditje në mesin e besimtarëve që po merrnin pjesë në faljen e Bajramit.


