Një aksident trafiku i ka marrë jetën tragjikisht të riut nga fshati Bradash i Podujevës, Sherif Hoti.
Hoti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit të trafikut, raporton Klankosova.tv.
Për vdekjen e tij të hershme kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në Facebook, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij, teksa kanë bërë të ditur se i ndjeri do varroset sot.
“Na i coptove zemrat more djal, shume shpejt shkove. Nuk po arrije ende me besu qe ai aksident trafiku do ishte beteja jote e fundit me jeten”, shkroi mes tjerash një familjar në Facebook./Klankosova.tv



