Tre fëmijë dhe një grua janë lënduar në aksidentin e sotëm në rrugën për Strazhë

Nga SPB Tetovë për MIA-n bëjnë të ditur se aksidenti është raportuar sot rreth orës 07:40. Të lënduarit ndodheshin në njërën prej veturave dhe pas aksidentit janë ankuar për probleme shëndetësore, pas së cilës janë dërguar në spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

“Pas aksidentit, tre të mitur dhe një grua, të cilët ndodheshin në njërën prej veturave, janë ankuar për probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit për marrjen e ndihmës mjekësore”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Në vendin e aksidentit po kryhet ekspertizë, pas së cilës pritet të përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e përplasjes, si dhe vlera e dëmit material të shkaktuar.
Trafiku në drejtim të Strazhës po zhvillohet me vështirësi. Për shkak të ekspertizës, automjetet aktualisht po lejohen të qarkullojnë në mënyrë alternative nëpër një korsi në të dyja drejtimet, gjë që ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh në drejtim të Kërçovës dhe Gostivarit.

By admin7