Trump dhe Xi shtrëngojnë duart në takimin dyorësh

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me homologun e tij kinez, Xi Jinping në Kinë.

Sipas raportimeve të BBC, dy udhëheqësit janë parë duke shtrënguar duart, ndërsa buzëqeshnin, transmeton Klankosova.tv.

Reklame

Trump dhe Xi kanë bërë diskutime të thella pas dyerve të mbyllura. Këto diskutime dypalëshe kanë zgjatur rreth dy orë, madje duke marrë parasysh faktin se ato filluan me vonesë.

Tajvani është një temë kyçe diskutimi midis dy superfuqive.

E pyetur në lidhje me samitin në Pekin, zëdhënësja e qeverisë tajvaneze Michelle Lee thotë se ata janë mirënjohës për pohimin e përsëritur të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Tajvanin, raporton Reuters.

By admin1