Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet anijet amerikane në Hormuz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se Irani do të “fshihej nga faqja e dheut” nëse vendi sulmon anijet amerikane gjatë projektit “Liria” në Hormuz.

Ai gjithashtu tha se Irani është bërë “shumë më i lakueshëm” në negociatat për paqe, ndërsa shtoi se SHBA ka burime ushtarake më të mira se Irani.

Komentet e Trump erdhën pasi ai tha në Truth Social se forcat amerikane kishin goditur shtatë “anije të vogla” iraniane si pjesë e operacionit për të hapur Ngushticën e Hormuzit. SHBA gjithashtu tha se kishte rrëzuar dronë dhe raketa iraniane.

Presidenti njoftoi projektin “Liria” të hënën, duke pretenduar se SHBA ishte kërkuar nga vende nga e gjithë bota për të ndihmuar në lirimin e anijeve të tyre tregtare që ishin “të bllokuara” në ngushticë.

Më shumë se dy muaj pasi forcat amerikane dhe izraelite filluan sulmet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kërcënimeve të Teheranit, gjë që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe ka tronditur ekonominë globale.

Washingtoni është kundërpërgjigjur duke vendosur bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

By admin7