Trump ‘pezullon’ sulmin ndaj Iranit, Izraeli vijon ofensivën në Liban

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai ka shtyrë një sulm të planifikuar ndaj Iranit me kërkesë të Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe shtoi se tani po zhvillohen negociata serioze. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se “dialogu nuk do të thotë dorëzim”, dhe se Irani ka hyrë në “dialog me dinjitet, autoritet dhe ruajtjen e të drejtave të kombit”
Sulmet vdekjeprurëse të Izraelit ndaj Libanit vazhdojnë, me të paktën shtatë persona të raportuar të vrarë të hënën, pavarësisht një zgjatjeje të “armëpushimit” të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të rënë dakord mes zyrtarëve libanezë dhe izraelitë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha të hënën se të paktën 3,020 persona janë vrarë dhe 9,273 rtë tjerë janë plagosur nga bombardimet e Izraelit që nga 2 marsi

By admin5