Trump: Unë jam ai që e ka mbajtur të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, nëse hapet, Irani fiton 500 milionë dollarë në ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për shkak të vullnetit të tij.

“Do ta hapim ngushticën. Tani për tani e kemi të mbyllur. Kemi kontroll të plotë të ngushticës”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se nëse ngushtica do të hapej tani, Irani do të fitonte 500 milionë dollarë në ditë, raporton Sky News.

“Unë jam ai që e mbajti të mbyllur. Do të hapet kur të bëhet një marrëveshje”, është shprehur Trumpi.

By admin1