Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar avionin e tij të ri Air Force One, një Boeing 747, të dhuruar nga Katari dhe të pajisur me teknologjinë e komunikimit Starlink të Elon Musk.
Pavarësisht marrëdhënies shpesh të tensionuar të Trump me trilionerin e teknologjisë, ai ka zgjedhur një sistem të zhvilluar nga kompania SpaceX.
“Ne kemi pajisje komunikimi atje lart që askush nuk i ka parë më parë. Është niveli më i lartë, përfshirë Starlink,” tha Trump ndërsa prezantoi avionin prej 400 milionë dollarësh (296 milionë paund).
“Miku im Elon do të jetë shumë i lumtur,” tha ai në Bazën e Përbashkët Andrews, baza ushtarake jashtë Uashingtonit.
Qasja në konstelacionin e satelitëve Starlink është pjesë e teknologjisë që përdoret për të siguruar që presidenti të jetë në kontakt me tokën, duke mundësuar thirrje video dhe transferim të pandërprerë të të dhënave.


