Çmimi i Madh i Stambollit do të bëhet sërish pjesë e kalendarit të Formula-s 1 për të paktën 5 vjet duke nisur nga 2027.
“Rikthimi i ‘Çmimit të Madh të Turqisë’ në kalendarin e Formula-s 1 është një fitore për pasionin dhe besimin e Turqisë në sport. Garat e Formula-s 1 që do të mbahen ne Istanbul Park për të paktën 5 vjet, jo vetëm do të mbështesin pozicionin e lidershipit të Stambollit në botë, por i tregojnë botës se vendi ynë është një strehë e sigurt në rajon”, u shpreh Erdogan.
Istanbul Park është një pistë e gjatë 5 338 m dhe njihet për zonën impenjative të saj, kthesën 8. Në sezonin 2025, Formula 1 regjistroi 827 milionë teleshikues në më shumë se 180 vende të botës me mbi 6.7 milionë spektatorë në tribuna. Për më tepër në 2025, Formula 1 ishte eventi sportiv ndërkombëtar më i ndjekur duke regjistruar 2.3 miliardë përdorues në rrjetet sociale.

