Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, Agim Dejo ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima mund të ketë 3 muaj që ka vdekur.

