Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe plotëson standardet e përcaktuara, tregojnë analizat më të reja laboratorike të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.
Grand Kozmetik
Në periudhën nga 4 deri më 7 gusht 2026, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë gjithsej 162 mostra për analizë fiziko-kimike dhe edhe 162 mostra për analizë mikrobiologjike.
Mostrat janë marrë nga 45 pika matëse në territorin e qytetit të Shkupit, me qëllim që të kontrollohet cilësia dhe siguria e ujit të pijshëm.
Sipas rezultateve laboratorike të marra, të gjitha mostrat e ekzaminuara i përmbushin kërkesat e përcaktuara me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 183/18).
Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup theksojnë se raporti publikohet rregullisht me qëllim që qytetarët të kenë informacione të vërteta dhe në kohë për cilësinë dhe sigurinë e ujit që përdorin.



