Urim emocionues për ditëlindje/ Mesazhi i Endrit Thaçi për babain e tij

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka uruar ditëlindjen e babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndarë me ndjekësit një kujtim të veçantë nga fëmijëria, transmeton IndeksOnline.

I shoqëruar me një fotografi ku shfaqen së bashku në momente të lumtura, mesazhi përcjell mallin dhe dashurinë e familjes, si dhe shpresën për ribashkim.

“Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde. Po presim me padurim ditën kur do të jemi sërish bashkë”, thuhet ndër të tjera në urim.