Fermeri Tafë Çekaj, ka publikuar një raport të Policisë së Kosovës, në të cilin tregohet se si Kaona Sylejmani, vajza e deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ishte kapur nga Policia me substanca narkotike të llojit marihuanë.
Sipas dokumentit, vajza e Matoshit ishte kapur me marihuanë më 9 qershor të vitit 2025. Në atë kohë, ajo i ka pasur 25 vjet.

“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojt bashkë më baben e vllaznit, ju jeni te helmuar familjarisht”, i tha Çekaj Matoshit.
Pas kësaj, Matoshi reagoi me plotë frustrim ndaj fermerit Çekaj. Përkundër se vajza e saj i ka pasur 25 vjet kur është zënë nga policia, ajo thotë se po sulmohet një fëmijë.
“Veç njerezit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi. Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti. Ajo mundet me demtu veten, por jo si kriminel qe e demtojne nje popull. Fakti qe e sulmon nje fmi per me mbrojt nje hajn si devolli qe na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i lige je edhe ti. Jeni t’gerditshem!”, shkroi Matoshi në Facebook.
Fermeri Çekaj e publikoi dokumentin pasi që deputetja Matoshi sulmoi fermerët që protestuan të hënën pas inspektimeve të shtetit në qumështoren VITA.
“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu sëmundje”, shkroi Matoshi ndër të tjera të hënën.



