Varroset 7-vjeçari që u përplas për vdekje me veturë nga regjisori Petro Bozo

Përcillet për në banesën e fundit 7-vjeçari i cili u aksidentuar mëngjesin e djeshëm për vdekje nga regjisori Petri Bozo.

Bozo u arrestua nga policia, ndërsa në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Bozo deklaroi se po qarkullonte me shpejtësi brenda normave të lejuara, kurse autoritetet thonë të kundërtën.

Reklame

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e 25 majit, teksa Petri Bozo që po lëvizte në aksin Elbasan-Librazhd përplasi fëmijën 7-vjeçar që ndodhej në bankinën e rrugës.

Sipas dëshmitarëve, shoferi po lëvizte me shpejtësi të lartë. I mituri u transportua në spital nga kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra. /balkanweb

By admin7