Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline burime brenda kësaj partie.
Kjo parti pritet të mbajë gjatë ditës konference për media rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend.
Kujtojmë që seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa në rend dite është pika e katërt – zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës vjen pas ndërprerjes së saj ditën e premte, ndërsa deputetët pritet të votojnë për plotësimin e pozitave të nënkryetarëve. /IndeksOnline/



