Vazhdon përdhosja e simbolit kombëtar edhe në Strugë!

Dy persona janë incizuar në videon e më poshtme Strugë duke e plandosur për tokë flamurin shqiptar nga një shtyllë.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është se ku është kryetari i komunës Mendi Kira, kandidati i komitëve për këtë skandal të radhës?

Kanë frikë të flasin vredistet bashkë me Kirën apo bëjnë sikur nuk kanë parë gjë!
Ja pra, këto janë pasojat e një përzgjedhje të gabuar, ku u shit Struga komitëve për një çik pushtet nga ana e një pazari të ndyrë mes vredistëve te Mickos dhe baronit Merko.

Reklame

Ky është çmimi që po paguajnë struganët me lolon e Mickos, që edhe kur i përdhosin simbolet kombëtare ai si kukulla e Mickos dhe vredistët heshtin.

Pas diskriminimit të gjuhës shqipe në nga ndërmarrjet publike të komunës radha i erdhi edhe simboleve tona kombëtare, ku ato përdhosen nga pushteti lokal dhe nga komitët e komunës.

Pasi e ndaluan himnin në kongresin e djeshëm komitët vazhduan me perdhosjen e flamurit kombëtar, në mes te ditës pa asnjë ftikë nga pasojat e kundravajtjes që dy komitët i kryen ndaj flamurit shqiptar.

A është ky ndryshimi dhe dinjiteti që vredistët i premtuan shqiptarëve apo ështe vetëm fillimi i një fushate të egër antishqiptare, të orkestruar nga komitët e VMRO-së?

Medai Shaholli

By admin7