Deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka folur humbjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit.
Në një intervistë për emisionin “Pressing One”, ka thënë se humbja e tyre ka qenë një goditje e rëndë për familjen.
Ai ka vlerësuar se rrethanat e vdekjes së dy djemve të tij kanë qenë të ndryshme.
Duke folur vdekjen e Arbnori, ai ka thënë se prokuroria nuk e ka bërë punën e saj.
“Arbnori ra prej katit të pestë të banesës. Fatkeqësia më e madhe është që Prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet ta bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura. Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh. Pastaj, edhe sikur të mos jetë ashtu, ki të drejtë të mendosh”, është shprehur ai.
Ai ka bërë me dije se asnjëherë nuk ka besuar në verisoin e vetëvrasjes.
“Jo, asnjëherë. As për Arbnorin, as për Astritin”, ka thënë ai.
Lidhur me rastin e vdekjes së Astrit, i cili është politizua nga VV-ja, ai ka thënë se nuk është faj i qeverive, por i drejtësisë.
“Unë mendoj, edhe më herët, edhe tash, nuk është faj i qeverive , por është faj i drejtësisë, i sistemit prokurorial”, ka thënë Dehari.



