Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është ka ndërruar jetë në Banjë të Klloktit.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:00.

“Banja Nëna Naile, Kllokot. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

By admin3