Ka ndërruar jetë zyrtari policor Afrim Xhemaili, lajmin e kanë bërë të ditur përmes një telegrami ngushëllimi nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë së Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për humbjen e zyrtarit policor Afrim Xhemaili.
“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

