Një vendim i Gjykatës së Lartë në Itali ka konstatuar se bizneset në Itali nuk janë të detyruara të ofrojnë ujë të pijshëm nga rubineti, ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane.
Ky vendim ka hapur sërish debat për aksesin falas në ujë të pijshëm në restorante, bare dhe hotele në Evropë. Në një kohë kur Evropa po përballet me një valë të nxehti dhe temperatura rekord, hidratimi është bërë një çështje e rëndësishme e shëndetit publik.
Megjithatë, e drejta për ujë falas në këto ambiente nuk është e njëjtë kudo në Evropë, përkundrazi, ndryshon nga një vend në tjetrin, duke krijuar një “mozaik” rregullash dhe praktike.
Debati është ringjallur pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit në Itali, i cili vendos një vijë të qartë mes lirisë komerciale të bizneseve dhe etikës kulturore, shkruan Euronews.


