Në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në objektin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është vendosur një flamur i madh amerikan.
Ambasada ka bërë të ditur se kjo simbolikë është pjesë e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e rëndësishëm të shtetit amerikan.
“Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës. #Liria250”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

