Vesa ia bën “8 me 2” ndjekësit që e pyeti pse Mirlind Daku nuk publikon foto me të

Vesa, e cila është e martuar me futbollistin e njohur Mirlind Daku dhe së bashku janë prindër të një vajze, Miresës, është përballur me një pyetje nga ndjekësit në rrjete sociale.

Një prej tyre e pyeti se pse bashkëshorti i saj nuk publikon foto me të, apo të paktën nuk jep ndonjë shenjë publike se janë bashkë, shkruan Indeksonline.

“A pse burri yt kurrë nuk poston foto me ty, as ni shenjë që jeni bashkë?”, ishte pyetja.

Vesa iu përgjigj pa shumë rrotulla, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ka nevojë për dëshmi në rrjete sociale.

“A qaq në fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhonë shenjë se krejt e din”, shkroi ajo.

By admin4