Vetëm 1.900 vota për PSD-në, Natyra Kuçi: “PSD vazhdon”

Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar rreth 1 mijë e 900 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke mbetur larg pritjeve për një rezultat më të favorshëm.

Pas publikimit të rezultateve preliminare, ka reaguar kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila pranoi se partia nuk arriti objektivin e saj elektoral, por theksoi se angazhimi dhe bindjet politike të PSD-së mbeten të pandryshuara.

“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka shkruar Kuçi në reagimin e saj.

Pavarësisht rezultatit modest në këto zgjedhje, përfaqësuesit e PSD-së po insistojnë se do të vazhdojnë aktivitetin politik dhe angazhimin publik në mbrojtje të kauzave dhe vlerave që përfaqësojnë.

Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave zgjedhore.