Paratë nga arka e bamirësisë së një xhamie janë vjedhur të shtunën pasdite në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se dy persona, shtetas të Shqipërisë, kanë hyrë në objektin fetar dhe, duke përdorur një mjet të fortë, kanë hapur arkën e bamirësisë dhe kanë marrë një shumë parash.
Pas hetimeve policore, të dyshuarit janë arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Pas një hetimi policor janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.



