Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta lokale dhe erë të dobët deri mesatare me drejtime të ndryshueshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell TV21.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 33 deri në 40 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët me drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me temperatura që në disa vende do të kalojnë 40 gradë Celsius. Nga dita e enjte deri në fund të javës, në orët e pasdites priten kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.



