Transformimi është realizuar me ndihmën e një stilisti të njohur flokësh dhe është shoqëruar me disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, ku ajo shihej edhe në prapaskenat e emisionit me drejtueset e programit.
Në këtë dalje televizive, ajo promovoi një koleksion të ri mode që do të lançohet së shpejti. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë kafe çokollatë me prerje moderne dhe detaje të mbledhura me kujdes, të kombinuar me sandale me prerje të veçantë në pjesën e gishtave dhe bizhuteri me diamantë.
Ky ndryshim në pamje vjen pak kohë pas festimit të ditëlindjes së saj të 52-të, ku Victoria u pa më herët me flokë në nuanca më të çelëta. Në fotografitë e publikuara nga ajo, flokët shfaqeshin me efekt kalimi nga rrënjët e errëta drejt nuancave më të arta në pjesët e poshtme, duke krijuar një pamje më të butë dhe më pranverore.

