Visar Kastrati delegohet nga UEFA për ndeshjen Rapid vs Santa Coloma-s në Conference League

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA, duke u deleguar për të drejtuar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të UEFA-s Conference League ndërmjet SK Rapid dhe FC Santa Coloma-s.

Sfida do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “Weststadion” në Vjenë, me fillim nga ora 20:30, shkruan Indeksonline

Kastrati në këtë takim do të ndihmohet nga asistentët Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eridon Podvorica.

Delegimi i radhës konsiderohet si një tjetër dëshmi e besimit të UEFA-s në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë futbollin e Kosovës në garat evropiane.

Federata e Futbollit e Kosovës i ka uruar suksese ekipit të gjyqtarëve, duke shprehur besimin se ata do të kenë një paraqitje të denjë në këtë ndeshje të rëndësishme të kompeticioneve evropiane./Indeksonline/

By admin4