Vjedhje e rëndë, hajnat marrin stoli ari në vlerë 30 mijë euro dhe para të gatshme

Një vjedhje e rëndë ka tronditur një familje në Gjakovë, ku hajnat kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe kanë marrë stoli ari me vlerë të madhe dhe para të gatshme, mëson Sinjali.

Burime ekskluzive të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 25 majit, rreth orës 23:00, në rrugën “Adem Delija” në Gjakovë.

Reklame

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, familjarët kanë kuptuar për vjedhjen pasi kanë vërejtur se dyert e dhomave të gjumit ishin hapur me forcë.

Ankuesi G. K ka deklaruar para fqinjëve se nga shtëpia i janë vjedhur rreth 1000 euro para të gatshme, si dhe stoli ari me vlerë rreth 30 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, krimteknika dhe njësitet rajonale hetimore, të cilat kanë nisur ekzaminimin dhe mbledhjen e provave për identifikimin e autorëve.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

By admin1