Një vjedhje e rëndë është raportuar në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një banesë dhe kanë marrë sende me vlerë të madhe, mëson Sinjali.
Rasti ka ndodhur në rrugën “C”, në objektin “Euro Abi”, ku viktima B.R. (29 vjeç) ka deklaruar se banesën e kishte lënë të rregullt më 1 maj rreth orës 10:30, ndërsa kur është kthyer më 4 maj rreth orës 00:45, ka vërejtur se dikush kishte depërtuar brenda.
Sipas ankuesit, hajnat kanë marrë:
Dy çanta Dior,
Dy çanta Louis Vuitton,
Disa çanta udhëtimi,
Para të gatshme, si dhe stoli ari.
Vlera e dëmit, sipas tij, arrin rreth 34 mijë euro.
Në lokacion nuk ka kamera sigurie, ndërsa viktima ka deklaruar se nuk dyshon në askënd.
Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

