Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi ka bërë ë ditur se aktivistja Arjeta Musliu do të jetë në listën për deputet në zgjedhje e 7 Qershorit.
Përmes një postimi, Osmani gjatë prezantimit të Musliut, ka shkruar se historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.
Osmani kujtoi se në vitin 2021 e kishte dekoruar Musliun me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”, ndërsa shtoi se mbështetja për të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Osmani. /IndeksOnline/


