Vjosa Osmani sfidon VV-në: “S’ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar çështjen e mandatit të ardhshëm presidencial gjatë një konference për media pas zgjedhjeve të sotme.

E pyetur rreth mundësisë së rizgjedhjes së saj në krye të shtetit dhe qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kësaj çështjeje, Osmani tha se nuk sheh asnjë arsye që partia fituese të kundërshtojë emrin e saj.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës. Kaq është përgjigjja ime”, deklaroi Osmani.

Deklarata e presidentes vjen në një kohë kur kanë nisur diskutimet për zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe përbërjen e institucioneve të ardhshme të vendit.

Çështja e presidentit pritet të jetë një nga temat kryesore të skenës politike në periudhën e ardhshme, ndërsa partitë do të pozicionohen lidhur me emrat që do të propozojnë ose mbështesin për postin më të lartë shtetëror.

By admin