Sot mbahet Kongresi i Bashkimit i koalicionit VLEN, ku pritet që pesë subjektet politike që e përbëjnë atë të formalizojnë bashkimin dhe të krijojnë një parti të vetme.
Në prag të kongresit, VLEN ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se procesi i bashkimit ka qenë i vështirë dhe i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike gjatë muajve të fundit.
Sipas njoftimit, ky kongres shënon një moment vendimtar, duke i dhënë fund fazës së koalicionit dhe duke e shndërruar VLEN në një strukturë të unifikuar politike. Dita e sotme, sipas tyre, pritet të jetë përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve dhe diskutimeve rreth këtij procesi.


