Volkswagen shqyrton mbylljen e katër fabrikave në Gjermani, mbi 45 mijë vende pune në rrezik

Prodhuesi i automjeteve Volkswagen po shqyrton mundësinë e mbylljes së katër fabrikave në Gjermani, thanë të premten dy persona të njohur me çështjen, ndërsa kompania po përballet me presion në rritje nga rivalët kinezë.

Sipas tyre, mbyllja e fabrikave në Hanover, Zwickau, Emden dhe uzinës së Audi-t në Neckarsulm do të vinte në rrezik më shumë se 45 mijë vende pune, përveç rreth 50 mijë shkurtimeve të vendeve të punës për të cilat u arrit marrëveshje me sindikatat në fund të vitit 2024, raporton Reuters.

Emden

Përveç prodhimit të automjeteve, kompleksi prej 1.1 milionë metrash katrorë përdoret edhe për prodhimin e shkëmbyesve të nxehtësisë (heat exchangers), ndërsa shkritorja prodhon kokat e cilindrave dhe kolektorët e marrjes së ajrit (inlet manifolds) për automjetet e grupit.

Neckarsulm

Fabrika e Audi-t në Neckarsulm kishte 15.509 të punësuar deri në mars të vitit 2026. Ajo prodhon automjete me motorë me djegie të brendshme, teknologji hibride dhe automjete plotësisht elektrike, duke përfshirë variante të modeleve A5, A6, A8 dhe e-tron GT.

Audi e konsideron këtë fabrikë si vendlindjen e modelit plotësisht elektrik Audi e-tron GT, ndërsa aty ndodhet edhe selia e Audi Sport GmbH.

Zwickau

E themeluar në vitin 1990, fabrika në Zwickau ka prodhuar 7 milionë automjete. Në qershor 2020, automjeti i fundit me motor me djegie të brendshme doli nga linja e prodhimit, pasi fabrika kaloi plotësisht në prodhimin e automjeteve elektrike.

Rreth 8.000 punonjës prodhojnë modele si Volkswagen ID., Audi Q4 e-tron dhe Seat Cupra Born. Gjithashtu, në këtë fabrikë prodhohen edhe karroceritë për modelet Bentley Bentayga dhe Lamborghini Urus.

By admin7