Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka folur për të ardhmen e tij, duke iu përgjigjur edhe spekulimeve që e lidhin me një transferim të mundshëm te Inter Miami, ku aktivizohet Lionel Messi.
I pyetur nga një gazetar se çfarë mendon për zërat që e dërgojnë në klubin amerikan, 40-vjeçari u shpreh se prioriteti i tij mbetet gjetja e një skuadre ku të vlerësohet për cilësitë sportive, shkruan Indeksonline
“Gjëja e parë që dua të zgjidh është e ardhmja ime, sepse e dua futbollin. Po, ende dua të luaj. Fakti që jam këtu në moshën 40-vjeçare është dëshmi e pasionit tim të sinqertë për këtë lojë.
“Dua të luaj edhe një ose dy vjet të tjera, pastaj do të shoh se si do të ndihet trupi im dhe si do të reagojë, sepse kurrë nuk e di se çfarë sjell e nesërmja.
“Por dua të vazhdoj të luaj dhe shpresoj të gjej një klub që më dëshiron si futbollist, jo si dikë që e transferojnë vetëm për arsye marketingu”, deklaroi Vozinha.
/Indeksonline/



