Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Sot shpallet aktgjykimi ndaj babait dhe dy djemve të tij

Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës, do të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021.

Seanca pritet të zhvillohet me fillim nga ora 14:30, transmeton Klankosova.tv.

Në Gllogjan, rreth 5 vjet më parë u gjuajt me breshëri plumbash autobusi që po vinte nga Gjakova në Deçan.

Për këtë janë akuzuar Halil Mehmetaj, bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kreshnikun. Sipas prokurorisë, kjo ndodhi për të iu hakmarrë shoferit të autobusit që dyshohet se ishte shkaku që motra e tyre ia mori jetën vetes. Ata organizuan dhe vranë Gani Gjokajn, ku e pësuan edhe Ledion Hamza e Gentiana Mustafa që po ktheheshin nga shkolla.

By admin7