Një rast i rëndë i dhunës me pasojë vdekjen ka dalë para drejtësisë në Gjykata Rajonale e Siegen, ku një 36-vjeçar shqiptar po përballet me akuzën për vrasje të qëllimshme.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, në një apartament në Siegen. Viktima, një burrë 75-vjeçar dhe partner i pronares së banesës, kishte shkuar për të kontrolluar pronën për shkak të detyrimeve të papaguara të qirasë nga ana e të pandehurit.

Duke qenë se dera nuk u hap, i moshuari kishte hyrë në apartament përmes ballkonit. Sipas prokurorisë, aty situata është përshkallëzuar në mënyrë të menjëhershme, duke përfunduar në një akt të dhunshëm fatal. I pandehuri dyshohet se e ka goditur viktimën disa herë në kokë me një mjet të fortë (nivelues), duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan me vdekjen e tij në vendngjarje.
Shembja e dheut, Panov: Një punëtor e humbi jetën, 3 të tjerë janë lënduar rëndë
Pas incidentit, forcat e policisë dhe ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Procesi gjyqësor ka nisur këtë javë dhe pritet të zgjasë për disa seanca. Gjykata ka paraparë dëgjimin e 14 dëshmitarëve dhe katër ekspertëve, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I pandehuri ka paralajmëruar se do të japë një deklaratë të detajuar në vijim të procesit.
Vendimi përfundimtar nga gjykata pritet të shpallet më 21 maj 2026.

