Vrasje e trefishë në Mal të Zi, viktima dhe dorasi janë nga Rozhaja

Një vrasje e trefishë është regjistruar në një lagje të Podgoricës, afër aeroportit të vjetër. Mes tre të vrarëve, dy ishin vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

Edhe i dyshuari për kryerjen e krimit është nga Rozhaja dhe i njëjti është në kërkim nga policia. Besohet se krimi në apartamentin me qira është kryer gjatë natës.

Reklame

Sipas policisë, i dyshuari vrau tre shokë, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi, pas së cilës ai iku.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, njoftoi policia./Indeksonline/

By admin7