VV-ja e Kurtit bëhet sikur nuk ka para, kërkon mbështetje financiare për fushatë nga kosovarët e varfër: Dhuro për Lëvizjen

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje është bërë sikur nuk ka para të mjaftueshme për fushatën e zgjedhje të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, partia e Albin Kurtit ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët e Kosovës.

Reklame

Në postim VV-ja tregon në detaje se si mund të jepen parat.

“Të dashur mbështetës, miq e aktivistë, Lëvizja, si çdo herë, ka nevojë për ndihmën tuaj. Për të mbështetur aktivitetet e vullnetarëve, organizimin e tubimeve dhe mbrojtjen e votës, secili donacion sado i vogël ndihmon jashtëzakonisht shumë. Rregullat e dhurimit mund t’i lexoni në faqen tonë zyrtare. Ndërsa, brenda pak minutash, mund të kontribuoni lehtësisht me kartelë bankare ose përmes bankës. Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm!”, është thënë në njoftimin e VV-së.

By admin7