VV pas deklaratës së deputetit të tyre për Thaçin: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se qëndrimet e kësaj partie në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dihen, pas fjalimit skandaloz të deputetit Fatos Geci.

Nga foltorja e Kuvendit, Nagavci u shpreh;

Reklame

“Sot këtu në seancë u thanë shumë fjalë nga deputetët, shumë të pavërteta, por vlen të theksohet besoj ajo që është e ditur për qytetarët, qëndrimet e grupit parlamentar dhe të VV-së në lidhje me luftën çliritmare të UÇK-së, janë publike, qëndrojmë pas tyre. Lufta ka qenë e drejtë, e pastër, vlerësojmë përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuuar për lirinë e vendit”.

Deputeti i pushtetit bëri një paralelizëm skandaloz mes ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Naim Murselit, duke ngjallë reagim të ashpër nga grupi parlamentar i PDK-së.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

By admin7