Xavi u mbyll dyert klubeve, zbulon të ardhmen si trajner i kombëtares

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lënë të kuptohet se hapi i tij i ardhshëm në karrierë mund të jetë drejtimi i një kombëtareje, duke përjashtuar për momentin mundësinë e rikthimit në futbollin e klubeve.

Tekniku spanjoll pranoi se dëshiron të provojë veten në futbollin e ekipeve përfaqësuese, ku beson se do të kishte më shumë kohë edhe për familjen e tij, shkruan IndeksOnline.

“Hapi im i ardhshëm mund të jetë drejtimi i një kombëtareje. Më përshtatet dhe e dua këtë.Kam familje. Një klub nuk do të më lejonte të kaloja aq shumë kohë me familjen time, pasi kam fëmijë të vegjël.

Jam i interesuar të marr pjesë si trajner në një Kupë Bote, Kampionat Evropian (EURO), Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) ose Kupën e Azisë.” ka deklaruar Xavi.

Mbetet të shihet se drejtimin e cilës kombëtare do ta merr Xavi Hernandez në të ardhmen, pasi deri më tani nuk ka asgjë zyrtare./IndeksOnline/

By admin4