Zanati i përhershëm: VV shtyn lajm të rremë se Gjuriqi “lavdon” Time Kadrijajn për gjuajtjen me vezë

Një ballinë e modifikuar e tabloidit serb “Blic” me inteligjencë artificiale ku kinse duartrokitet Time Kadrijaj e Aleancës për gjuajtje me vezë ndaj Albin Kurtit, veçse ka marrë hov në internet me shpërndarje masive.

Dhe hovi është dhënë nga hiç më pak se top-zyrtarë të Vetëvendosjes, si Elvis Hoxha e shpërndarë edhe nga anëtarë të kryesisë si Sadri Ramabaja.

Ballina mashtruese në tabloidin serb shkruan se gjoja Marko Gjuriq, Ministër i Jashtëm i Serbisë, lavdon Time Kadrijajn e Aleancës për gjuajtjen me vezë ndaj Kurtit.

“Time Kadrijaj tregoi guxim dhe dinjitet,” shkruhet mbi fotografinë e Gjuriqt referuar deputetes së Aleancës, ndërsa fotografia ku ajo gjuan me vezë vërehet të jetë e dramatizuar me inteligjencë artificiale.

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, një nga ideollogët më të mëdhenj të kësaj partie, që edhe ligjëron në shkollën politike të kësaj partie, shkroi: “Lëvdatat që nuk duhen.”

Ajo ballinë nuk është e vërtetë.

Në faqen e “Blic.rs” gjenden ballina e 8-9 gushtit dhe është krejt gjë.

Po ashtu Sadri Ramabaja e shpërndau me kollajllëk si të vërtetë duke u lëshuar në kualifikime ndaj deputetes.

“Kur një deputete then kufirin e brishtë mes lirisë së shprehjes dhe paditurisë strategjike,” shkroi ai.

Pas raportimit të Nacionales, Ramabaj me ç’duket u bë pishman dhe e shlyu këtë duke e zëvendësuar me një fotografi të Kadrijajt.

Tashmë kjo ballinë e modifikuar veçse ësthë duke u shpërndarë nga militantë dhe mbështetës të Vetëvendosjes nëpër seksione të komenteve të lajmeve në Facebook.

Po ashtu, faqe të ndryshme në Facebook, të vetëmbajtura për portale, po e shpërndajnë si lajm të mirëqenë.

Ndaj kësaj reagoi edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila Elvis Hoxhën e quajti hiç më pak se identitet të “Lule Gjeli”-t

“Ky njeri e ka humbur kontrollin. Dhe rreth tij po funksionon një makineri që përpiqet ta kontrollojë realitetin. Kur nuk mund ta mbrosh politikën me argumente, fillon ta prodhosh narrativën. Kqyrne “Lule Gjelin”, Elvis Hoxhën, këshilltarin politik të Albin Kurtit. Shpërndan një ballinë që nuk është botuar kurrë, me një deklaratë që nuk është thënë kurrë, të gjeneruar me AI,” shkroi ajo,

“Qëllimi? Të krijohet një lidhje e rreme mes një ish-pjesëtareje të UÇK-së dhe Gjuriqit. Së pari fabrikohet lajmi. Pastaj shpërndahet. Pastaj përsëritet. Në fund kërkohet të besohet si e vërtetë. Spo flasim më për debat politik. Po flasim për propagandë. E kur propaganda bëhet mënyra për ta mbuluar realitetin, problemi nuk është më vetëm politik. Është problem për demokracinë,” shkroi më tej Deliu-Kodra.

By admin7