Zbulohet emaili i Pentagonit: SHBA plan të përjashtojë Spanjën nga NATO pas përçarjes për Iranin

Një email i brendshëm i Pentagonit ka ngritur diskutime të forta brenda strukturave ushtarake amerikane, ku përmenden masa të mundshme ndaj disa aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe pezullimin e pjesëmarrjes së Spanja nga aleanca.

Duke cituar një zyrtar amerikan, Reuters shkruan se dokumenti përfshin disa skenarë që po shqyrtohen brenda Pentagonit, si: rishikim i rolit të disa shteteve në NATO, kufizim i pjesëmarrjes së vendeve “problematike” në pozicione kyçe, masa ndaj aleatëve që nuk ofrojnë mbështetje të plotë ushtarake dhe zhgënjim për aksesin ushtarak dhe bazat.

Dokumenti, sipas burimit, shpreh pakënaqësi për mungesën e gatishmërisë së disa aleatëve për t’i dhënë SHBA-së akses në baza ushtarake, të drejta fluturimi dhe mbështetje logjistike, të cilat konsiderohen kyçe për funksionimin e NATO-s.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar më herët aleatët e NATO-s për mungesë kontributi, duke përmendur edhe mosangazhimin në operacione detare pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit.

Ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e rishikimit të rolit të SHBA-së në aleancë, megjithëse emaili nuk përfshin rekomandim për tërheqje.

Zëdhënësi i Pentagonit, Kingsley Wilson, tha se SHBA kërkon që aleatët të jenë më të angazhuar. “Shtetet e Bashkuara presin që aleatët të mos jenë ‘tigra letre’, por të përmbushin detyrimet e tyre,” u shpreh ai.

Diskutimet e raportuara kanë rritur shqetësimet për marrëdhëniet brenda NATO-s, në një moment tensionesh globale dhe përplasjeje interesash mes aleatëve kryesorë.

By admin5