Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, i ka dorëzuar detyrën zyrtarisht kryeprokurorit të ri, Zejnulla Gashi.
Në cilësinë e deritanishme të ushtruesit së detyrës, ju ftoj të merrni përgjegjësinë me këtë detyrë të re. Ju uroj suksese” tha Qalaj, derisa i dha detyrën Gashit.
Ky i fundit tha se do të jetë kryeprokuror i te gjithve.
Së bashku, të gjithë do të jemi në shërbim të sundimit të ligjit”, tha Gashi.
Zejnulla Gashi u zgjodh kryeprokuror i shtetit, për tu dekretuar në këtë pozitë zyrtarisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.



