Zemaj tregon emrin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Armend Zemaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë propozimin e Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Deputeti i LDK-së ka bërë të ditur se Kujtim Shala do të jetë përsëri kandidat nga LDK për nënkryetar të Kuvendit.

“Nëse dikush e ka ndryshuar personalisht mendimin, është në vullnetin e tij”, tha Zemaj./Indeksonline/