Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Deputetët do të mblidhen në ora 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori besimin e 62 deputetëve.

Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e kishte njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu./Klankosova.tv