PhD candidat: Gzim Rushiti
Ndikimi i Turqisë në gadishullin Ballkanik në përgjithësi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në veçanti po ndoth dhe vazhdon të rritet edhe pse shtrirja e inluencës së Turqisë në këtë hapësirë gjeografike has si në mbështetjen ashtu edhe në kundërshtimin e aktorëve të ndryshëm dhe forcave të ndryshme të cilat veprojnë si brenda këtij rajoni ashtu edhe tek ato të cilat veprojnë jashtë këtij rajoni.
Turqia për të shtrirë dhe për të rritur influencën e saj në Ballkan i shfrytëzon të gjitha instrumentet e diplomacisë së butë ose e thënë më mirë dhe më saktë depërtimi dhe rritja e influencës turke në gadishull bazohet në atë që njihet gjerësisht si politika e quajtur “zero probleme me fqinjët”. Turqia në mënyrë të veçantë për të ushtruar ndikim në Ballkan i shfrytëzon lidhjet gjeografike dhe historike të cilat i ka me rajonin e Ballkanit dhe popujt të cilët jetojnë në këtë rajon, ndikimin kulturor, ndikimin ekonomik, ndikimin politik dhe ndikimin ghuhësor tek pakica turke e cila jeton në shtetet e ndryshme të Ballkanit.
Depërtimi apo rritkthmi dhe rritja e influencës turke në gadishullin Ballkanik në mënyrë shumë të lehtë dhe me rritme shumë të shpejta në deceniet e fundit, ka ndodhur si pasojë e ndikimit ë disa faktorëve. Arsyet dhe faktorët kryesorë të cilët i mundësuan depërtim të shpejtë në hapsirën Ballkanike dhe rritje të ndikimit të saj në këtë gadishull dhe tek popujt të ciltë jetojnë në Ballkan, është se Turqia edhe pas largimit të saj nga Ballkani ka vazhduar që ti mbajë lidhjet shumë të ngushta me popujt të cilët jetojnë në këtë regjion dhe sidomos me pakicat turke të cilat jetojnë shtetet e Ballkanit.
Mjeti kryesor nëpërmjet të cilit Ankaraja arrinë që të ushtrojë dhe të rrisë ndikimin e saj në Ballkan është ekonomia, sepse ekonomia turke është shumë më e fuqishme se ekonomia e shteteve të tjera të Ballkanit. Turqia në kontinuitet për një periudhë më të gjatë kohore vazhdon të investojë në sektorë të ndryshë të ekonomisë në të gjitha shtetet e Ballkanit dhe kjo e ka ndihmuar Ankaranë që t’i tejkalojë edhe ato armiqësi dhe perceptime negative të cilat kanë egzistuar tek popujt ballkanik për Turqinë, të trashëguara nga e kaluara historike kur gadishulli Ballkanik ka qenë nën administrimin e Perandorisë Osmane.
Rritja e ndikimit të Turqisë në Gadishullin Ballkanik nga disa studiues dhe analistë i atribuohet edhe fitoreve të njëpasnjëshme dhe qëndrimit në pushtet për një periudhë shumë të gjatë të partisë AKP të drejtuar nga Presidenti Recep Tayyp Erdogan e cila parti është në pushtet në Turqi dhe e drejton atë prej nëntorit të vitit 2002.
Sipas pikëpamjeve dhe mendimeve të disa studiuesve turq për Ballkanin, ky regjion do të vazhdojë që të mbetet në interesin e Turqisë për shtrirë dhe rritur influencëns e saj, deri sa partia e cila udhëheq me Turqinë AKP sybon dhe ka për qëllimqë ta rigjallërojë të kaluarën otomane. Mirëpo përderisa shumë studieues dhe analistë vërejnë një rritje të theksuar të ndikimit të Turqisë në Ballkan, zgjerimi i kësaj influence në këtë regjion i ka shqetësuar disa aleatë perëndimor, madje disa lider evropian i kanë shprehur edhe në mënyrë të hapur shqetësimet e tyre që i kanë lidhur me këtë çështje.
Presidenti i njërit prej shteteve më të rrëndësishme anëtare të Bashkimit Evropian, presidenti i Francës Emmanuel Macron lidhur me rritjen e ndikimit të Turqisë në Ballkan shumë kohë më parë ka deklaruar se “nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia, apo Rusia”, deklaratë e cila ka nxitur edhe reagimin dhe kundërpërgjigjen e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili këtë dekalratë të Presidentit të Francës Emmanuel Macron e ka cilësuar “si të papërshtatshëm për një burrë shteti”.
Zgjerimi dhe rritja e influences së Turqisë në rajonin e Ballkanit në deceniet e fundit po ndodh dhe rritet në mënyrë të dukshme dhe të ndjeshme nga të gjithë. Turqia për të zgjeruar dhe rritur ndikimin e saj në Ballkan i shfrytëzon të gjitha mjetet dhe instrumentet e diplomacisë së butë, duke u bazuar kryesisht tek instrumentet e ndikimit ekonomik, politik, hisotorik, gjeografik, kulturor, fetar etj.
Mjetet, instrumentet si dhe mënyra e zgjerimit dhe rrugët se si ushtrohet dhe rritet ndikimi turk në Ballkan, janë shkaqet të cilat kanë nxitur reagimet dhe kundërshtimet ndaj këtij ndikimi nga aktorë dhe forca të ndryshme të cilat e ushtrojnë veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre si brenda rajonit të Ballkanit ashtu edhe jashtë tij. Pikërisht këto mjete, instrumente, rrugl dhe mënyra se si ushtrohet ndikimi i Turqisë në Ballkan, kanë çuar në pranimin dh e përqafimin e këtij ndikimi nga pala dhe grupe të tjera të cilat veprojnë poashtu Brenda dhe jashtë hapësirës gjeografike të gadishullit të Ballkanit.
Zhvillimi ekonomik dhe teknologjik i Turqisë dhe investimet e këtij shteti në shtetet e Ballkanit duhet të kuptohet nga të gjitha palët si marrëdhënie shumëpalëshe midis Turqisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit. Të gjitha marrëdhëniet midis Turqisë dhe shteteve të Ballkanit duhet të zhvillohen në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis tyre sepse largimi nga këto parime ndërkombëtare do të krijonte keqkuptime dhe nuk do të sillte ashnjë dobi, të mire dhe përfitim për asnjë pale, si për Turqinë ashtu edhe për shtetet e gadishullit të Ballkanit.
Investimet, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e Ballkanit për të mos hasur në kritika dhe kundërshtime të aktorëve dhe faktorëve të ndryshëm të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre si brenda Ballkanit ashtu edhe jashtë tij, duhet që të bazohen dhe mbështeten në pikëpamjet, vizionin dhe strategjinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e gadishullit të Ballkanit, si një pikëpamje, vizion dhe strategji e cila është në përputhje të plotë me pikëpamjet e të gjitha shteteve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare Euroatlantike.



