Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Është zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës.

Legjenda e futbollit francez rikthehet te “Les Bleus”, kësaj radhe në rolin e përzgjedhësit, duke marrë drejtimin e skuadrës kombëtare pas një karriere të jashtëzakonshme si futbollist dhe trajner, shkruan Indeksonline

Zidane, një nga figurat më të mëdha në historinë e Francës, pritet të sjellë një filozofi të re dhe ambicie të mëdha në krye të kombëtares.

Federata Franceze e Futbollit ka përgatitur një pritje madhështore për rikthimin e Zidane, ndërsa prezantimi i tij ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm nga mediat dhe tifozët./Indeksonline/

By admin7