Zjarr i madh në afersi te aeroportit, digjen goma në një kompani

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Sllatinë, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas pamjeve nga zjarri janë përfshirë goma që ndodhen në hapësirat e një kompanie.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Është kontaktuar Policia e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.

By admin7